Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

Nënë Tereza e shqiptarëve, sot Shën Tereza e Kalkutës, 8 vjet më parë u shpall shenjtore e Kishës Katolike…

ShkodraWeb 5 September, 2024
nene tereza

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme dhe shenjtorja e të varfërve të të gjithë botës e cila kurrë nuk e harroi origjinën e saj. Si sot tetë vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore e Kishës Katolike.

Nënë Tereza, sot e Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti u bë e përjetshme në shenjtërinë e saj përmes një ceremonie madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Murgesha u lumturua me 19 tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës. Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën. Ajo ka thënë se gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit.

Nënë Tereza udhëtonte për të kryer misionin e saj me një automjet gjysmë të shkatërruar. Kur Papa Pavli VI kryente një vizitë në Indi në 1964 i dhuroi asaj limuzinën e tij. Ajo e shiti atë për të siguruar fonde për koloninë e lebrozëve, të cilët i ndihmonte.

Liderë nga e gjithë bota e kanë vizituar atë. Ish-kryeministri i Indisë, Indira Gandi, pas takimit u shpreh se: “Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë”.

Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.

Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?

Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 shtator 2024…
Artikull pas: Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna arrin vlerën e 130 mln eurove 9 vitet e fundit, u hoqën padrejtësisht

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
kuvendi i shqiperise 2024
  • Aktualitet

Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.