NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Nën stres për shkak të krizës financiare të krijuar nga virusi”, ministri gjerman i jep fund jetës…

Ministri i Financave të landit Assia në Gjermani, Hesse, Thomas Schäfer “ia hoqi vetes”. Trupi i tij u gjet të shtunën në mëngjes pranë binarëve të ICE, trenit gjerman super të shpejtë, afër Hochheim. Sipas guvernatorit të atij shteti gjerman, Volker Bouffier, mund të ishte vetëvra sja e parë politike e lidhur me epideminë e korona virusit. Besohet se shqetësimet për të ardhmen e rajonit e kanë mbingarkuar politikanin 54-vjeçar të demokristian.

Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.


Në një version të parë të artikullit mbi vde kjen e tij, gazeta “Faz” citoi një letër lamtumire në të cilën Schäfer nuk do ta përmendte direkt virusin, por përcaktoi të ardhmen sociale dhe ekonomike të shtetit si “të pashpresë”. Më pas, gazeta vendosi të hiqte letrën e lamtumirës nga faqja e internetit, por ajo vazhdon të qarkullojnë në mediat sociale.

Guvernatori Bouffier kujtoi i emcoionuar se Schäfer ishte i zënë “ditë e natë” me krizën aktuale dhe shtoi se “duhet të supozojmë se ai ishte shumë i shqetësuar për përmbushjen e pritshmërive të mëdha të popullatës – veçanërisht në frontin e ndihmës. Duhet të supozoj se këto shqetësime e kanë sforcuar atë. Ai me sa duket nuk pa më rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.

Disa ditë më parë, duke folur në parlamentin e Hesse-s, Schäfer e përshkroi epideminë e korona virusit si “sfida e shekullit”.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media