Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Negociatat? Tani duhet bindur secili nga 28 anëtarët e BE

ShkodraWeb 18 April, 2018
mogheriniBrukselTVlive

Disa orë para se Komisioni Europian të jepte rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, organizoi një takim me përfaqë- suesit e mediave në Shqipëri. Gjatë takimit “off-records”, Vlahutin tha se vendimin real i rëndësishëm do të merret nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian në datat 28 dhe 29 qershor. Sipas saj, pjesa më e komplikuar e procesit do të jetë arritja e vendimi unanim, që duhet të marrin 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit me gazetarët, ambasadorja nuk përmendi vende të caktuara, të cilat mund të krijojnë probleme gjatë vendimmarrjes, por u shpreh se secili prej tyre mund të ndikohet nga politikat dhe problemet e brendshme. “Vendet e BE-së duan të jenë të sigurtë që vendi kandidat për anëtarësim nuk do të ketë kthim mbrapa”, u shpreh Vlahutin. Duke folur për procesin e anëtarësimit, diplomatja e BE-së tha se sfidat e Shqipërisë do të jenë të mëdha në rast se do të marrë dritën jeshile nga Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor.

Sipas saj, pas këtij vendimi do të nisin një sërë procedurash ligjore, të cilat më pas duhet të zbatohen konkretisht për të arritur standardet e BE-së në të gjitha sektorët e Shqipërisë. “Flasim për gjëra konkrete, qumështi, uji, ajri dhe shërbimet duhet të jenë të standardizuara me ato të BEsë”, tha ambasadorja, teksa po sqaronte pjesën e detyrave që do të ketë Shqipëria në vijim. Duke përmendur rastin e Kroacisë, Romana Vlahutin tha se “Problemi nuk ishte vetëm hapja e negociatave, por përmbyllja e tyre”. Duke folur për të ardhmen e Shqipërisë në BE, ambasadorja tha se “Shqipëria s’do shkojë asgjëkund. Ju duhet ta ndërtoni BE-në në Shqipëri dhe kur dikush do ta vizitojë atë pas disa vitesh, të shikojë se çfarë ndryshimi është bërë”.

PROTESTA E OPOZITËS

Ambasadorja e BE-së dha edhe një koment të shkurtër lidhur me protestën e opozitës në seancën e shkuar parlamentare, ku u goditën me vezë, miell dhe ujë Kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Vlahutin tha se në demokraci respektohet çdo lojë formë proteste.

Sipas saj, palët janë të lira të luftojnë për kauzat që mendojnë se janë të drejta, por duke respektuar limitet dhe këto protesta të mos kalojnë në dhunë. Për kryediplomaten e BE-së në Tiranë, palët politike duhet të bashkojnë energjitë në drejtimin ku vendi duhet të shkojë, pasi sipas saj, tani është momenti i duhur që ky proces të realizohet. Në këtë takim, ambasadorja nuk e ka kursyer kritikën edhe për mediat, që sipas saj nuk duhet të ç’fokusojnë vëmendjen e qytetarëve te ngjarjet e politikës së ditës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DENONCIMI/ “Ja si dhunohen hallexhinjtë nga Policia”, ulërimat e tij të ngjethin mishin (video)
Artikull pasardhës: DASH komenton ndalimin e hyrjes në SHBA për Tom Doshin: I përfshirë në korrupsion të rëndësishëm si deputet

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.