Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NEGOCIATAT/ PS- PD drejt një pakti të ri, përjashtohet ndërmjetësimi i SHBA-BE

ShkodraWeb 1 March, 2018
bashaRamaDuarXhepa

Krahas marrëveshjes me ndërmjetësimin e Brukselit, për të dalë me një rezolutë të përbashkët për çështjet e integrimit dhe çeljen e negociatave, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë në negociata për arritjen e një pakti të ri.

Pakti konsiston në dakordësimin për plotësimin e kuadrit ligjor të reformës në drejtësi si dhe për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dy paritë kryesore në vend kanë ngritur një grup të përbashkët ekspertësh për shqyrtimin e 8 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku tre prej të cilëve kanë të bëjnë me dy ligje të reformës në drejtësi.

Ekspertët janë Jonida Gaba dhe Besmir Beja, të propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Gazmend Bardhi i propozuar nga PD, dhe Ilir Qafa i propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërkaq, çdo ndërhyrje në ligjet e reformës në drejtësi kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash, çka e bën të detyrueshëm konsensusin mes PS dhe PD, në kushtet kur shumica ka vetëm 74 vota në Parlament.

Dy ligjet që duhet të ndryshojnë janë ligji për për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit dhe ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Disa nene të ligjeve në fjalë janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, pas padive të bëra nga Partia Demokratike dhe shoqatat e gjyqtarëve.

Në këtë kuadër, ekspertët e PD, PS dhe LSI do të paraqesin një material, shoqëruar me amendamentet përkatëse, të cilat do të miratohen më pas nga mazhoranca dhe opozita në Parlament. Pavarësisht mosmarrëveshjeve me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme Arta Markut dhe miratimin e 10 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duket se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta mbyllur pakën e ligjeve të rëndësishme për reformën në drejtësi. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: Europa nën trysninë e të ftohtit siberian, regjistrohen 24 të vdekur në “kontinentin e vjetër”
Next: Shpërthim tritoli pak pas mesnate në derën e një banese, është përdorur lëndë artizanale

TË FUNDIT

salianji berisha rama 2026

NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit

ShkodraWeb 14 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”… 15 July, 2026
  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.