Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NEGOCIATAT ME GREQINË/ Zyrtarizohen personat që do të ulen në tryezë me palën greke (emrat)

ShkodraWeb 26 February, 2018
albGreDeti

Ministri i punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ka dërguar presidentit Ilir Meta propozimin me 12 emrat e negociatorëve shqiptarë me palën greke. Report TV disponon listën me 12 emrat në krye të së cilës janë Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe gjenerali Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare. Tre emrat e tjerë të negociatorëve janë Artur Mecollari nga ministria e Mbrojtjes, një oficer karriere i kthyer pak kohë më parë nga një mision i rëndësishëm në Afganistan. Arsen Mullai dhe ish ministri Energjetikës Viktor Doda janë dy emra të tjerë të propozuar.

Në listën dërguar presidentit janë edhe dy gra, Aida Hajna-Zv/drejtoreshë e Policisë së Shtetit si dhe Elira Koka, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë. Një emër i njohur i diplomacisë shqiptare si Qirjako Qirko aktualisht ambasador i Shqipërisë në Londër ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, njohës i mirë i dosjes Shqipëri-Greqi dhe pjesë e negociatave Bushati Kotzias në Kretë dhe Korçë. Gjithashtu ministri Bushati ka dërguar emrat e negociatorëve të tjerë të cilët janë  Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN, Ferdi Hysaj- nga Instituti Gjeografisë, Luan Bërzhita-nga Instituti i Arkeologjisë si dhe Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës.

Tashmë pritet përgjigja e Presidentit Ilir Meta, nëse janë plotësuar të 10 kushtet që kërkoi për të dhënë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave me Greqinë për një marrëveshje për kufirin detar. Kryeministri Rama u shpreh mbrëmë se pas sqarimeve, pret që Meta të bëjë detyrën duke dhënë autorizimin për negociatat. “Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re” deklaroi ai.

12 negociatorët e Shqipërisë
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari
Arsen Mullai
Viktor Doda
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Koka- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës

Kush ishin 10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë
Para marrjes së plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.
Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.
Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.
Jepen përparësitë e marrëveshjes
Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.
Jepen efektet financiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.
Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.
Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura.

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT/ Arrestohen ekzekutorët e biznesmenit, policia publikon identitetet e tyre (emrat)
Next: Takimi me Juncker, Nishani sulmon Ramën: Jo vetëm na zhgënjeu, por na turpëroi të gjithëve

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.