Në Superligën shqiptare shpallet shpesh “non grata” por arbitrit shqiptar i besojnë supersfidën e Champions League…

Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm. Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji do të ketë një tjetër ndeshje, ku skuadrat janë edhe më të rëndësishme.

“Panorama Sport” ka mësuar se për gjyqtarin ndërkombëtar është caktuar sfida e Ligës së Kampionëve për të rinj, “UEFA Youth League” mes Interit dhe Barcelonës.


Në sfidën e datës 10 dhjetor, ndërkombëtari shqiptar pritet që të ketë si asistentë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin. Kjo sfidë, vjen në vigjilje të përballjes së fundit në Ligën e Kampionëve edhe për skuadrat A, teksa gjyqtarët shqiptarë do të kenë gjithashtu ftesën që të ndjekin në “San Siro” përballjen mes zikaltërve dhe katalanasve, tashmë të kualifikuar.

 ABCOM ║ VODAFONE