Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

“Në Shqipëri ka më shumë besimtarë bektashinj”, Ben Blushi rrëfen bisedën me dervishin: Burrat lejohet të pijnë

ShkodraWeb 1 month ago

Sa vjeç je, Baba Saliu?
82.
Si e ke mbiemrin?
Unë jam dervish, s’kam mbiemër.

Kur je bërë dervish?
Në 1991.
Si quheshe para këtij viti?
Sali Peti.

Ishe i martuar?
Po më provokon, çfarë janë këto pyetje?
Dua të të njoh, prandaj të pyes.
Po ti pse ke nishan? më pyeti Baba Saliu.

Nuk e di pse e kam, por e kam, thashë unë.
Është shenjë e mirë, mos e hiq, tha Baba Saliu.
Çfarë shenje është, pyeta unë.
Tregon se je i sinqertë.

Baba Saliu, a ishe i martuar?
Isha, kisha dhe një djalë.
Po tani, a takohesh me gruan?
E kam si motër, që nga ‘91 nuk bëj më marrëdhënie.

Po djali ku është?
Në Bulqizë.
Po pse në Bulqizë?
Unë jam nga Dibra, kam punuar minator në Bulqizë.

Ma trego pak Teqenë, thashë unë.
Hajde se kam dhe punë të tjera, s’do rri vetëm me ty, tha Baba Saliu.
Si quhet kjo teqe?
Teqeja e Baba Shememit, ai e ndërtoi në 1799.

Çfarë ishte Baba Shememi?
Hiqi këpucët të hyjmë në varrin e tij ta marrësh vesh, tha Baba Saliu.
Po pse t’i heq këpucët, e pyeta.
Ore po më provokon, çfarë je ti që nuk i heq këpucët?

Do t’i heq, thashë unë.
Shumë mirë, tani lexo këtu ça shkruan për Baba Shememin.
Po e lexoj, thashë unë.
Lexoje me zë të lartë, tha Baba Saliu.

Lindi në 1748, në 1799 hyri në post, në 1803 për matem ra dëshmor, hy dost.
E kuptove, tha Baba Saliu.
Kuptova kur ka lindur, po ç’domethënë matem?
Matem është kur ne rrimë 10 ditë pa ngrënë e pa pirë në nderim të tij.

Po hy në dost, ç’domethënë?
Ore, po më provokon, tha Baba Saliu.
Nuk e kuptoj, thashë unë, hy në post hy në dost.
Hy në post u bë dervish, hy dost do të thotë që u bë i dashur për ne bektashinjtë.

Po pastaj, kush e vrau Shememi Babain?
E vranë Toptanët e Krujës.
Po pse e vranë?
Se ata ishin myslimanë sunitë, nuk donin teqe bektashije këtu.

Po pastaj, ça bëri Shememi Babai?
Ore mos më provoko, lexo aty i ke të gjitha.
Doktor në letërsi, ishe ti ja Shememi, ashtu edhe në filozofi, i ditur pa shoq, në jetë u përpoq.
Mirë e lexove, tha Baba Saliu.

Ku e mësoi ky letërsinë në vitin 1700, pyeta unë.
Ore, kupton ti? Ky ishte në Turqi, që andej erdhi.
Po ça bënte në Turqi?
Ishte bektashi, rridhte nga familje profetike.

Po ku e thotë këtu që rridhte nga Profeti?
Ore mos më provoko, të thashë, lexo aty urgjent!
Udhën e drejtë bane besë, pse i kishe pjesë, me Muhamet Alinë, ata që të vranë, mos paçin ndjesë.
E pe apo jo?

Ka shumë rimë, kush e ka shkruar?
Ore lëre rimën dhe vrimën ti, po e pe që ky vjen nga Muhamet Aliu, që vetë vjen nga profeti?
Po ai varri tjetër ça është, pyeta unë.
Nuk e di, është arabisht, tha Baba Saliu.

Domethënë nuk është bektashi ky në këtë varr, duhet të jetë sunit, i thashë.
Nuk i shërbej atij unë, i shërbej Shememi Babait, tha Baba Saliu.
Baba Sali, më thuaj ku ndryshon një sunit nga një bektashi?
Mos më provoko të thashë, për ça m’i bën këto pyetje?

Dua ta di, të informohem, thashë unë.
Bektashinjtë kur hyjnë në mejdan, japin besën, sunitët nuk e japin.
Çfarë është mejdani?
Mejdani është kjo teqeja pra, urdhri i bektashinjve, tarikati ynë.

Po mirë, ju bektashinjtë i lini burrat të pinë?
Ndonjë gotë lejohet, po jo të bëhen tapë.
Po të martohen disa herë?
Çfarë është kjo pyetje, tha Baba Saliu.

Myslimanët mund të marrin deri në katër gra, po bektashinjtë sa mund të marrin?
Po pse me gratë e botës do merrem unë? Një grua të marrin dhe e kanë shumë, tha Baba Saliu.
Po një pyetje të bëra, i thashë.
Çfarë pyetje është kjo? Shko në xhami pyet, ja ku e ke minaren e tyre.

Kush janë më shumë, myslimanët apo bektashinjtë në Shqipëri?
Ka myslimanë plot, por më shumë ka bektashinj.
Po ti si jeton këtu vetëm?
Kam personel, tha Baba Saliu.

Po ata paguhen?
Paguhen.
Po ti paguhesh?
Unë nuk paguhem, unë sakrifikoj, tha Baba Saliu.

Po çfarë sakrifikon?
Po pse, që kam një orë që bëj muhabet me ty, a nuk është sakrificë kjo?
Po të rrish me mua, sakrificë është, thashë unë.
Ore, prapë më provokon, po më bën dhe fotografi. Ça janë këto karikatura që më bën, dil në hije, dil në diell, hap sytë, mblidh duart?

Dukesh shumë mirë, Baba Saliu, sakrifiko dhe dy minuta të bëj një foto.
Je i mirë, tha Baba Saliu, mos e hiq nishanin.
Nuk e heq, i thashë. /Nga Ben BLUSHI/

Continue Reading

LAJM PARA: Gjimnazisti i “Jordan Misja” në Shkodër shpallet fitues i konkursit kombëtar “Mendimi im, Forca ime”…
LAJM PAS: “14 MAJI” – Ndahen paratë për partitë, shumicën e merr PS, në PD paratë i merr grupi i Alibeajt…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

56 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

1 hour ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

56 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

1 hour ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.