Jo shumë i kënaqur Edi Martini për barazimin që regjistroi skuadra e tij në sfidën ndaj Vllaznisë në Shkodër, me trajnerin e durrsakëve që nënvizoi se Teuta nuk luajti për një pikë në Loro Boriçi.
NDESHJA– Nuk mund të them që ishte hap fals, por në Shkodër nuk erdhëm për barazim. Kishim llogaritur që në pjesën e dytë të bënim presion, ndërsa në pjesën e parë të ishim të kujdesshëm. Mendoj që barazimi ishte i drejtë, për çfarë dhanë skuadrat në fushë. Ne nuk patëm raste, e dinim që do ishte ndeshje e vështirë. Edhe Vllaznia pati 2 raste spontane, ishte ndeshje e tensionuar, me nerv, nuk duheshin gabimet. Barazimi ishte rezultati më i drejtë.
PIKA MË E DOBËT– Ndeshjet e tilla zgjidhen nga fragmentet. Bregu është markuar nga 2 kundërshtarë ndaj çdo ekipi, por nuk duhet të presim vetëm nga ai, duhet të luajmë vertikalisht me topin. Ishte një ndeshje që nuk lejoheshin gabimet dhe mendoj që bëmë mirë.
8 FITORE DHE 6 BARAZIMI KËTË SEZON– Vjet luajtëm shumë më bukur futboll, nuk arritëm të zëvendësonim Kallakun, nuk dolëm në lojën tonë siç jemi mësuar të luajmë, por dhe ekipet e tjera nuk kanë klas në fazën sulmuese, me përjashtim të ndonjë ndeshje. Mund të ketë pasur ndeshje që dhe ne mund të fitonim 5-0, por duhet të jemi pragmatistë dhe cinikë”, u shpreh Martini.