Në Shkodër luhet përsëri Vllaznia- Flamurtari, në mesjavë kuqeblutë kërkojnë sërish fitoren ndaj vlonjatëve…

Këtë mesjavë Kupa e Shqipërisë do i marrë stafetën Superiores, për të përcaktuar çerekfinalistët e këtij edicioni. Ditën e sotme janë publikuar edhe oraret e ndeshjeve të fazës së 1/8-ve. Plot shtatë ndeshje do të luhen këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 14:00.


E vetmja ndeshje që do luhet të enjten në po të njëjtën orë do të jetë Bylis-Laçi, që në letër rezulton si përballja më e fortë e kësaj faze. Vllaznia-Flamurtari është çifti tjetër që vë përballë dy skuadra të Kategorisë Superiore, me vlonjatët që megjithëse janë në një situatë të vështirë në të gjitha aspektet, synojnë fitimin e Kupës për të shpëtuar sezonin.

Pas humbjes me Skënderbeun, trajneri i Flamurtarit, Troisi deklaroi se nuk ka mbaruar asgjë dhe pretendon fitimin e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, ekipeve të kreut të renditjes fati u ka rezervuar kundërshtarë inferiorë në letër. Kukësi udhëton drejt Lushnjës, Teuta luan në Shijak ndaj Erzenit, ndërsa Partizani ndaj Besëlidhjes së Lezhës.

Tirana do të ketë përballë Kastriotin, ekip që vitin e kaluar ishte kundërshtari direkt për rënien një kategori më poshtë. Dy ndeshjet e tjera janë Besa-Skënderbeu dhe Apolonia-Luftëtari. /VipSport/

Grupi A, të mërkurën:

14:00 Besëlidhja- Partizani

14:00 Erzeni- Teuta

14:00 Vllaznia- Flamurtari

14:00 Kastrioti- Tirana

Grupi B, të mërkurën:

14:00 Lushnja- Kukësi

14:00 Besa- Skënderbeu

14:00 Apolonia- Luftëtari

Grupi A, të enjten:

14:00 Bylis- Laçi

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!