Gjatë orëve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme se Xhevahir Sukaj i është ofruar klubit të Tiranës për të luajtur gjatë këtij sezoni. Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me sulmuesin e njohur shkodran dhe ai e mohoi tërësisht këtë mundësi.
“Nuk ka asnjë shans që unë t’i ofrohem Tiranës. Kjo edhe në respekt të tifozëve të Partizanit. Mendoj se kam qenë pjesë e rëndësishme e klubit të kuq dhe nuk ka kuptim të bëj një veprim të tillë. Nuk është e vërtetë”, ka thënë Sukaj ekskluzivisht për gazetën.