“Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë e heq taksën”, kryeministri Haradinaj zbulon bisedën me zyrtarin amerikan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi edhe njëherë se taksën me Serbinë do ta heqë vetëm kur ata të njohin Kosovën. I ftuar në emisionin “Open”, Haradinaj tha se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së zotin Grenell ku kanë diskutuar për disa çështje për Kosovën.


“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin. Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën.

Po, unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën, unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”- tha Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!