Në prag të ndeshjes vendimtare me Poloninë, Kombëtarja kuqezi merr edhe një lajm tjetër të keq…

Kombëtarja shqiptare në telash tjetër pak orë përpara startit të ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë. Mesfushori kuqezi Klaus Gjasula dyshohet si i infektuari i radhës me COVID-19, teksa po kryen dhe testet e fundit.

Një lajm i keq për Kombëtaren teksa Edi Reja është me “dhimbje koke” pasi ka humbur nga një lider për çdo repart, Gjimshiti i cili u dëmtua në krah dhe u kushtëzua që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Sokol Cikalleshi në majën e sulmit rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe sëfundmi Gjasula në mesfushë që dyshohet të jetë i infektuari i radhës në kampin kuqezi.


Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Klaus Gjasula, futbollist i Kombëtares