NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Në orën time të zezë mendova se njerezit për liri kanë dhënë jetën”, jep dorëheqje vajza e zëvendësministrit të Ramës

Jep dorëheqjen drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish- deputetes së PS, Ledi Shamku.

Mësohet se dorëheqja e Ana Shkrelit ka lidhje me pjesëmarrjen e saj në prótéstat e qytetarëve, artistëve dhe aktivistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.


Në një postim në profilin e saj në Facebook, Ana flet për fillime të reja dhe shkruan:

“Ne oren time te zeze mendova se njerezit per liri kane dhene jeten. New beginnings“.

Miqtë e rrjeteve sociale e kanë përshëndetur dhe i kanë uruar mbarësi e suksese. Ana Shkreli ishte iniciatore dhe punoi për ngritjen e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media