Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, më në fund po sheh ekipin ku ajo është president të tregojë atë që kërkohet nga tifozeria e kuqebluve. Lojë dhe emocione, siç e tregoi ajo vetë, pas ndeshjes së djeshme të luajtur kundër Tiranës.
“Kam parë një ekip që lufton e bën një lojë që të emocionon dhe ne lëvizim nga vendi çdo 30 sekonda. Sidomos pjesa e dytë ishte shumë emocionuese. Barazimi? Unë jam shumë e kënaqur, është lojë, është futboll dhe këtë e dimë. Sigurisht, kishim raste shumë, sidomos në pjesën e dytë.
Unë do të them atë që thotë trajneri, atë që thonë profesionistët, është koha e tyre dhe profesionizmi po tregon punën dhe mundin. Do të thotë ndeshje pas ndeshje. Ne do të bëjmë atë që kemi detyrë, do t’i mbështetim”, tha Ademi pas përfundimit të ndeshjes.