
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë të dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH foli mbi listën e zezë të SHBA-ve, e cila tashmë ndodhet në zyrën e SPAK. Kim theksoi se në këtë listë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA, përfshihen edhe tre zyrtarë të lartë shtetëror por pa dhënë emra konkret.
“Ajo që mungon është, të jem e ndershme, ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate”, ka thënë Kim.