
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Mushan të Njësisë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër. Raportohet se një person rreth moshës 46 vjeçare është vetëvrarë. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në vetëvrasjen e personit.
Policia niset drejt vendit të ngjarjes dhe pritet komunikata zyrtare për ngjarjen.
Shkodër/Informacion paraprak
Më 05.12.2020, në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët, i vetëvrarë me armë zjarri automatike shtetasi B. M. 46 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.
Në vendngjarje veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin rrethanave të kësaj ngjarje.