Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Ne kurrë nuk do të ankohemi për…”, sponsori i Vllaznisë Xhaferi për vendimin e “Disiplinës”: Kërciti gjoba se foli Olsi Rama…

ShkodraWeb 2 years ago

Alban Xhaferi e merr me sportivitet faktin se Disiplina ka vendosur të bëjë fillimisht shembull Vllazninë për disa tifozë më shumë nga numri që lejohet në kushtet e pandemisë në stadium. Sponsori i Vllaznisë, duke folur dje për “Panorama Sport”, sqaroi se e priste diçka të tillë, pasi u bë çështje mediatike.

“Normalisht, nëse flasim realitetin, ky vendim erdhi pasi sebepi i kësaj pune u bë Olsi Rama. Drejtori i Partizanit bëri atë deklaratë pas ndeshjes dhe u bë bujë, a thua kishte ndodhur diçka e madhe. Më pas erdhi edhe gjoba, pasi vetë çështja u bë mediatike.

Ne nuk jemi as të parët dhe as të fundit, pasi kjo puna e tifozëve është lehtësisht e verifikueshme nëse shikon çdo ndeshje të Superiores. Jemi vetë dëshmitarë që sa herë kemi shkuar në rrethe, prania e të paktën 200-300 tifozëve ka qenë krejt normale. Pastaj, shikoni edhe derbin Tirana-Partizani. Kjo është diçka që shikohet, s’ka nevojë për argumente të tjera. Keqardhja e vetme është që pse duhet të ishim bërë ne shembull për këtë, por me sa duket, deklarata e drejtorit të Partizanit ishte në atë nivel që të kërciste gjoba. Kjo është e gjitha”, ka thënë fillimisht sponsori kuqeblu.

I pyetur nëse pret që në vazhdimësi të ketë gjoba edhe për klubet e tjera që shkelin protokollin sanitar sa i përket numrit të tifozëve të pranishëm në tribunën qendrore, Xhaferi theksoi se klubi që financon nuk do të ankohet asnjëherë për spektatorët. “E sigurt është që Vllaznia nuk do të ankohet asnjëherë kur të luajë në çdo vend se sa tifozë ka në stadium. Për asnjë klub nuk kemi për t’u ankuar. Le të jenë plot stadiumet dhe ne do të kënaqemi më shumë.

Madje, do të lobojmë që të rikthehen tifozët në mënyrë të kufizuar, duke zbatuar natyrisht protokollin. E theksoj edhe një herë, gjoba është një veprim i Disiplinës nën presionin e drejtorit të Partizanit. Ky është mendimi im. Ai e bëri publike si kauzë dhe normalisht komisioni veproi. Nuk po them është diçka e gabuar, sepse Disiplina do t’u referohet rregullave. Natyrisht, kjo është logjike”, deklaroi Xhaferi.

Continue Reading

Previous: FENOMENI – Mbi 50% e personave që humbin jetën në Shqipëri nga Covid- 19 janë nën moshën e pensionit ose rreth saj
Next: Kuvendi zgjedh një tjetër antar të Gjykatës Kushtetuese, tani është radha e Presidentit të Republikës…

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • “Ai s’është anëtar i Partisë Socialiste”, flet xhaxhai i Benet Becit: Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit
  • DOKUMENTE – Gafa e gjykatës, denoncon gazetari: Saimir Tahiri në “arrest shtëpie” në banesën e shitur që në 2019- ën

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

2 hours ago
VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • Kryesore

VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.