Pasi vuajti prej një kohë të gjatë nga një sëmundje, vjehrri i kantautorit shkodran Sidrit Bejlerit është ndarë nga jeta. Këngëtari njoftoi lajmin me anë të një postimi në Facebook. Ai shprehet se nuk ia bëjnë dot ceremoninë mortore ashtu si e do tradita për shkak të ditëve të trazuara ku ndodhet vendi për shkak të pandemisë. Ndërsa u kërkoi miqve ta kujtojnë me lutje.
Postimi i plotë:
Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!
Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!