Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“Ne jemi ajo çfarë hamë…” por çfarë po hamë është problemi?!

ShkodraWeb 29 March, 2018
akuLogo

Nga Blerti DELIJA

Një tjetër punishte që prodhonte mallra ushqimorë konsumi të përditshëm për qytetarët e Shkodrës, është bllokuar. Kjo, pasi ishte jashtë të gjitha kushteve higjeno- sanitare. Të shohësh pamjet e kësaj punishteje, bindesh se shumë dhimbje stomaku, koke po çdo pjesë të trupit i ke patur nga ushqimet e tyre që ke konsumuar. Pa folur për pasojat që mund të shfaqen pas 5 apo më shumë vitesh. Shkurt, kemi blerë helm me para! Sepse çdo ushqim që nuk është brenda standarteve, vepron njëlloj si helmi.

Brenda pak kohësh, është rasti i dytë në Shkodër. Në të rastet, direkt apo indirekt është i përfshirë shteti. Sigurisht jo direkt Edi Rama, as edhe ministri i bujqësisë Niko Peleshi. Por të përzgjedhurit e tyre për të kontrolluar sigurinë e ushqimeve që ne konsumojmë. Emrat? E ç’ rëndësi kanë emrat, ndërgjegja e tyre, fitimet për mosushtrimin si duhet të detyrave ligjore e funksionale? Dëmi i bërë, për ata fatkeqë që mund të kenë pasoja, nuk mund të riparohet. Organizmi e ka marrë tashmë dozën e helmit ushqimor, madje duke e blerë me para dhe shpesh edhe me dëshirë, bazuar në etiketën e njohur që sipas gjasava, paska qenë e falsifikuar.

Pije dhe ushqime jashtë standarteve që i bëjnë dëm shendetit të njeriut! Vetëm vdekja besoj se është më e rëndë! Vjedhja e votës? Asgjë! Blerja e votës?  Vogëlsi! Pasurimi i politikanëve duke marrë nga paratë tona? Pickima e një pleshti! Këtu po flasim për jetë njerëzish, për vdekje të shtuara nga ushqimet që hamë e pijmë! Çfarë vlere mund të ketë jeta e një njeriu të vetëm? Rënia apo ngritja e 100 qeverive e kryeministrave nuk vlen jetën e një shqiptari!

Por edhe pas këtyre lajmeve, jemi të qetë! Edhe pse shumë nga ne mund të jenë sëmurur, mund të kenë vdekur nga produktet e këtyre “punishteve”, edhe pse mbase qindra e mijëra të tjerë mund të vdesin prej këtyre ushqimeve, të gjithë e kemi mendjen tek vettingu, pronat në Lezhë, trafikimi i shqiptarëve në Europë e SHBA dhe sidomos…tek salla e parlamentit: Kush po fiton sot “ndeshjen” e rradhës?! Nënjë vend normal, qytetarët do të duhej të ishin të gjithë në shesh, për të fshirë nga faqja e tokës me politikanë, me parlamentarë, me ministra, me drejtorë e deputetë!

Por jo! Sërish duke nisur nga nesër, do të vijojmë të blejmë tek minimarketi poshtë shtëpisë! Mish të grirë frigoriferi vetëm 500 lekë kg, sallam me vetëm 350 lekë kg, djath me 250 lekë kg e kështu me rradhë. Anipse do të ankohemi se na dhemb stomaku, më dhemb koka, më merren mendtë…sepse e dimë “faji” është i kohës, i ndryshimit të stinës… Dhe kur në mëngjes ndonjëri do të zgjohet i vdekur pasi ra për të fjetur shëndosh e mirë, pa pirë asnjëherë një aspirinë, përsëri e kemi përgjigjen: Deri këtu e pat, e kishte të shkruar! Duke marrë me vete edhe helmin që nga stomaku përmes ushqimeve, i kaloi në gjak duke i marrë jetën…

E në fund një pyetje retorike: Kur nuk e nxejmë prapanicën për prapanicën tonë e të femijëve tanë, kush na e ka fajin për të tjerat e të tjerët…?! @ShkodraWeb

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ish- kryebashkiaku përfundon në gjykatë, prokuroria e akuzon për falsifikim vulash, stampash apo formularësh
Artikull pas: FOTO/ Nga bizhuteritë tek pijet e shtrenjta, njihuni me varret madhështore të gangsterëve rusë

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
shtypi ditor
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025
amulante parkingje 2025
  • Kryesore

OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.