NE JEMI AJO ÇFARË HAMË/ Edhe vaji i ullirit i falsifikuar, AKU gjen 4 subjekte dhe i gjobiti me nga…400 mijë lekë

Pas denoncimit së fundmi në media se prodhuesit e vajit të ullirit po mashtrojnë me cilësinë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton sot se ka vijuar me kontrollet e gamës së produkteve, duke gjobitur katër subjekte në Tiranë dhe Vlorë për tregtim të vajit të falsifikuar të ullirit.


AKU bën me dije se, ka sekuestruar sasinë e vajit si edhe ka marrë masa administrative me gjobë 400.000 lekë ndaj këtyre prodhuesve.

Bëhet e ditur se subjektet ku tregohet vaji i ullirit i falsifikuar të bllokuar nga AKU janë: “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019. “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020. “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi i lot-it me datë prodhimi 01.05.2018. – “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020.

AKU bën me dije se produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregtuar nga këto subjekte rezultoi se nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

“Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët”, thekson AKU në njoftim.

Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe Prodhimit të kundërligjshëm të dhe mallrave ushqimorë