“Në humbje marrim përgjegjësinë…”, kapiteni Gurishta pas humbjes në Superkupë: Në fitore marrim meritat…

Vllaznia nuk ia doli të gëzojë tifozët e saj mbrëmë në finalen e Superkupës dhe përfundoi duke u mundur me shifrat 3-0 nga Teuta, që bëri të sajën për herë të dytë radhazi këtë trofe.

Pas ndeshjes tifozëve i është drejtuar Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se merr përgjegjësitë për këtë disfatë, por është koshient se është rrugë e gjatë deri në fund të sezonit.


“Nganjëherë nuk shkojnë gjërat si i mendon, por ky është futbolli. Kur fitojmë marrim meritat, kur humbim marrim përgjegjësitë. Një rrugë e gjatë dhe e vështirë na pret! Forca Vllaznia”, shkruan Gurishta.

Kuptohet qe edhe ai si te gjithe pjestaret e tjere te Vllaznise, e ndjejne pergjegjesine per humbjen e mbremshme dhe per me teper, edhe per zhgenjimin qe u kane sjelle tifozeve. Por nga ana tjeter, eshte koha per te reflektuar sepse sezoni i ri eshte ne prag.