Vllaznia do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Linfield në Conferencë League, me synimin e vetëm kualifikimin. Trajneri i shkodranëve, Migen Memelli nuk ka hezituar të japë mendimin e tij, menjëherë pas hedhjes së shortit.
“Kundërshtar që e vlerësojmë shumë. Po mundohemi që të marrim informacionet e para. Pjesa tjetër është ajo që kam thënë edhe më përpara, duhet plotësimi i grupit sa më përpara.
Futbolli po tregon se nuk ka skuadra të vogla edhe të mëdha. Ne e vlerësojmë kundërshtarin, ne duam të jemi sa më seriozë.
Nuk ndryshon shumë futbolli në ditët e sotme, si kur luan në ashtu, njëjtë është edhe jashtë. Ne do zhvillojmë një fazë më përpara, unë jam shumë i kënaqur me grupin. Ne do të forcohemi dhe do të shikojmë si do jemi në miqësore.
Nuk duhet t’i trembemi faktit, por as të neglizhojmë sepse përpara kemi një skuadër që është e fortë fizikisht. Është një skuadër që do të mundohemi të bëjmë maksimumin tonë për të qenë sa më dinjitozë dhe pse jo edhe për të kaluar”, – tha ai.