Elseid Hysaj në prononcimin për RTSH pas ndeshjes thekson se skuadra ishte e butë në fushë dhe pak e egër. Ndërsa, i vjen keq për rekordin e pikëve që mund të ishin edhe më të lartat që janë grumbulluar në një fushatë kualifikuese.
“Jemi të zhgënjyer, pasi po tregonim lojëra të bukura. Por, e morëm pak lehtë. Janë një kundërshtar i lehtë në letër por të bezdisin në fushë. Besoj që ishte bukur të arrinim pikët edhe për rekordin, por ndeshja nuk donte dhe duhej të mendojmë për ndeshjen me Francën.
Dy gola nga Andorra? E kemi marrë shumë butë dhe ishin gola pa mendje. Ishim shumë butë në fushë duhej të ishim më të egër. Ta kemi mendjen për ndeshje të tjera dhe të jemi në 100%. Gjithë çunat mendoj se ishin të përqendruar për këtë ndeshje, duke parë edhe si luajtën ndaj Turqisë.
Me skuadrat e dobëta nuk angazhohemi? Ka ndodhur më përpara, por duhet ta dimë dhe ta kuptojmë që me të voglat duhet të jemi edhe më të përqendruar. Duhet ta rregullojmë pasi për të vazhduar para duhet të jemi agresivë.
Aktivizim nga stoli? Zgjedhje taktike e trajnerit”, tha Hysaj.