Një grua 53-vjeçare, e identifikaur si Antoneta Hoxha, është gjetur e pajetë ne banese. Ngjarja ka ndodhur ne Memaliaj, ne fshatin Vagalat, ku gruaja eshte gjetur pa shenja jete, ndërsa bashkëshorti i saj ka pranuar se është ai autori që i ka marrë jetën bashkëshortes..
Menjëherë pas ngjarjes, 63 vjeçari me inicialet S.H., u dërgua në komisariat, pasi ishte i dyshuari kryesor pë ngjarjen, ku fillimisht ka mohuar të kishte lidhej me ngjarjen, por më pas ka pranuar gjithçka.
Antoneta Hoxha jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, ndërsa njoftimi u bë nga familjarët, ku gruaja u gjet me dëmtime në kokë dhe ne krahun e majte.
Njoftimi i plotë i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Vagalat në Tepelenë. Arrestohet në flagrancë 63 vjeçari pasi vrau bashkëshorten.
Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.