Evropa Lindore është pushtuar ditën e sotme nga dëbora portokalli, duke lenë të shokuar banorët.
Fotografitë e postuara në mediat sociale vijnë nga Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Moldavia.
Skiatorët nga vendpushimet pranë qytetit rus të Soçit ishin të parët që shpërndanë pamjet e skenave të pazakonta.
Meteorologët thonë se fenomeni është shkaktuar nga stuhitë e rerës që vijnë nga shkretëtira e Saharës, e cila është përzir me borën dhe shiun.
Ajo ndodh përafërsisht një herë në çdo pesë vjet, por kësaj radhe përqendrimet e rërës kanë qenë më të larta se zakonisht, duke e bërë borën portokalli./joq/