
Partia Demokratike e Shkodrës, vijon takimet përmbyllëse të fushatës elektorale. Ka qenë Rajoni nr. 1 i qytetit që ka mbyllur fushatën me një takim të organizuar nën drejtimin e Luçiano Boçit, drejtues politik i PD- së për qarkun Shkodër.
“Takimi përmbyllës me rajonin 1. Jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e ndershëm, ndihen të nëpërkëmbur dhe të papërfaqësuar nga anonimët përballë nesh. Lajmi i mirë është se kushdo e ka kuptuar se kupa është mbushur. Ndryshe nga ata, ne do të fitojmë me vlera, do të fitojmë me dinjitet, sepse Shkodra nuk meriton ndryshe.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi.
Ndërkohë, të enjten, 8 maj 2025, ora 18.00, në sheshin “Nënë Tereza”, PD -ASHM do të mbyllë zyrtarisht fushatën elektorale për qarkun e Shkodrës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDSH- së, Sali Berisha.