Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Ne do ta zhvendosim koncertin, në oborrin e përbashkët”, kryebashkiaku Beci njofton për sheshin para bashkisë…

ShkodraWeb 18 June, 2025
bujar qamili 2025

Të nderuar bashkëqytetarë!

Këto ditë jemi të gjithë dëshmitarë të një debati artificial, e qartazi të nxitur nga interesa personale, lidhur me përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” në realizimin e koncertin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili.

Me stafin e bashkisë kemi bashkëpunuar me shumë dëshirë pêr të krijuar mundésinë e një koncerti tê vecantë, për njé nga artistët më të rendësishëm të këngës popullore shkodrane, dhuratë për gjithë artdashësit. Sigurisht duke pasur parasysh funksionin kryesor sportiv të stadiumit, organizimi i koncertit është menduar në mënyrë të tillë që të mos cënojë në asnjë mënyrë fushën, si dhe stadiumi të jetë në gjendje optimale për ndeshjet ndêrkombëtare të Vllaznisë.

Njëkohësisht, kuptoj se njê valë informacionesh të pavërteta rreth dëmit që mund t’i sjellë stadiumit organizimi i koncertit, ka shqetësuar jo pak tifozë të Vllaznisë.

Njerëzit shpesh e kanë të thjeshtë të përfshihen nga tymnaja që kërkon ta cojë vëmendjen në frikëra të panevojshme, kur s’ka mundësinë të përballet me ato reale.

Koha është gjithmonë e duhura për të treguar cfarë është realisht problem e cilët janë qëllimet që nxisin palët në këto qëndrime kundërshtuese.

Por, si drejtues i Bashkisë Shkodër, nuk kam asnjë dëshirë që, edhe në mënyré të paqëllimshme, organizimet e institucionit që ju më keni dhënë privilegjin të drejtoj, të shfrytëzohen për të krijuar ndasi apo përballje artificiale.

Me tagrin që më jep detyra, por mbi të gjitha me dëshirën e fortë që festa e dikujt të mos krijojë shqetësime te askush tjetër, dua t’ju njoftoj se ne do ta zhvendosim koncertin, në oborrin e përbashkët të të gjithë qytetarëve shkodranë, para Bashkisë Shkodër. Duke i uruar suksese Vllaznisë në aventurën europiane, ju ftoj të gjithëve të jemi pjesë e koncertit madhështor të këngëtarit Bujar Qamili, në mbrëmjen e 21 qershorit.

Le të shërbejë ky koncert edhe si ogur i mirë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë simbol i qytetit tonë.
Jam i sigurt që do të jetë një mbrémje e paharrueshme! /Nga Benet BECI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – Vllaznia braktis “Loro Boriçin”, ja ku do të luhet ndeshja e Conference League me 10 korrik 2025
Artikull pas: OPINION – Shkodra zemërmadhe është më shumë se mikpritëse, Vllaznia të luajë në shtëpinë e vet dhe Bujari të këndojë…

TË FUNDIT

shtypi ditor
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
moti sot
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
horoskopi ditor
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
moti sot
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
horoskopi ditor
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025…

ShkodraWeb 16 July, 2025
vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.