Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas një debati për më shumë se 2 orë, ndodhi ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama.
15 prej 17 anëtarëve votuan kundër dekretit ndërsa vetëm dy prej tyre 2 pro, deputetët e opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita. Partia Socialiste duket e vendosur për të lënë në fuqi kodin aktual i miratuar në fillim të tetorit.
Drejtues të një sërë institucionesh në BE i kanë mazhorancës që të marrë parasysh opinionin që do të japë Komisioni i Venecias.
Ndërkohë, pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Meta, i cili ka përshendetur deklaratat e komisionerit Varhelyi për Kodin Zgjedhor. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se shpreson që këto thirrje të dëgjohen nga Parlamenti deri të enjtën.
Reagimi i Presidentit Meta
Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.
Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.
Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.
Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!
Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri