Ndryshon sërish kalendari i javës së 4- ët të Superligës, ja kur do të luhet ndeshja Skenderbeu- Vllaznia…

Java e katert e “Abissnet Superiore” do te startoje me duelin e se premtes Dinamo- Partizani, nderkohe qe kater sfidat e tjera te kesaj jave do te luhen ne dy ditet e tjera.

Ajo qe vihet re eshte se Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka ndryshuar oraret dhe datat e disa prej ndeshjeve te kesaj jave.


Perfshire ketu edhe ate te ndeshjes Skenderbeu- Vllaznia. Kjo perballje ishte caktuar fillimisht per te dielen ne oren 16.45, por ne fakt ajo do te luhet 24 ore me heret.

Pra kjo ndeshje perfundimisht do te luhet te shtunen ne oren 16.45. Pas kesaj jave, siç dihet kampionati i Superliges do te nderpritet per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptare.

Vllaznia ne Korçe padyshim qe do te synoje te marre fitoren e dyte ne kampionat, fitore me te cilen do te ruante hapin e skuadrave te tjera pretendente.