Ndryshon procedura e pajisjes me pasaportë, Ambasada Shqiptare në Athinë me njoftim të rëndësishëm…

Ndryshe se ka ndodhur deri më tani, ambasada e Shqipërisë në Athinë bën me dije se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se periudha do të shkurtohet me një javë si për shërbimin e aplikimit ashtu edhe për tërheqjen e pasaportës.

NJOFTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

Mbështet ShkodraWeb Media

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total pasaportat do të dorëzohen për 3 javë.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing