
Përsëri ndryshim në Kadastrën e Shkodrës. Lela Berdica, është ëmëruar Drejtore e Kadastrës në Shkodër.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij institucioni ku mesohet se Berdica ka nisur zyrtarisht punën gjatë ditës së sotme. Berdica zëvendëson në këtë pozicion Blerina Hakën e cila qëndroi në detyrë për thuajse 4 muaj në krye të ketij institucioni.
Lela Berdica më parë ka drejtuar zyrën e ADISA- s në Shkodër, ndërkohë që ka qenë ne listën e kandidatëve për deputetë të PS- së në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!