Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ndryshojnë rregullat për marrjen e lejeve të drejtimit (patentave), nga 1 marsi “avaz” tjetër

ShkodraWeb 18 February, 2018
makinaRradhe

Të gjithë personat që dua të pajisen me leje drejtimi për automjete, do të përballem në rregulla të reja duke filluar 1 marsi i këtij viti. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se është hartuar pyetësori i ri për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B 2018.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në testimin e kandidatëve për lejedrejtimi, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”-thuhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Referuar të njëjtit njoftim mësohet se është hartuar përmbajta e pyetjeve, përshtatja me figurën që përfaqëson situatën në rrugë dhe përgjigja e saktë ose e gabuar.

Mësohet se në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 682/4, datë 1.4.2016 “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, duke filluar nga data 01.01.2017 e në vazhdim personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi.

DRSHTRR lëshon Autorizimin e praktikës së kandidatit, me kërkesë të autoshkollës. Kërkesa mund të bëhet me shkrim ose në rrugë elektronike. Autorizimi lëshohet pasi shqyrtohet plotësimi i kritereve si më poshtë: të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme; të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale; të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi; të jetë i pajisur me lejedrejtimin e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet; të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër; të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Duke filluar nga data 16 prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20. Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare.

Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit. /gsh.al/

Post navigation

Previous: 10- VJETORI I KOSOVËS/ Bashkia organizon aktivitet përkujtimor në Shkodër
Next: FOTO/ Ben Blushi shfaqet për herë të parë si drejtor i Top Channel

TË FUNDIT

akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026…

ShkodraWeb 15 July, 2026

TË FUNDIT

  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.