Policia e Shtetit ka vijuar me ndryshime në kupolën drejtuese, pasi sot janë bërë disa ndryshime të tjerë. Mësohet se ndryshimet kanë prekur policinë e Shkodrës, Kukësit dhe atë të Gjirokastrës. Këto lëvizje vijnë pas lëvizjeve të tjera paraardhëse, ku që prej zgjedhjes së Ardi Veliut, është ndryshuar pothuaj e gjithë kupola drejtuese.
Emrat dhe lëvizjet që kanë pësuar
Vasil Cela shefi i komisariatit të Shkodrës
Agim Basha shef komisariati në Kukës
Zef Laska Drejtor i Policisë Kukës
Perlat Vatoci drejtor i komanduar në Gjirokastër