Në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit ka pasur disa ndryshime, ku janë emëruar tre zëvendësministra të rinj.
Është liruar nga detyra zëvendës ministri i Arsimit të Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave, janë emëruar Oltion Rrumbullaku zëvendës ministër i Arsimit dhe Nina Guga, zëvendës ministre e arsimit.
Po ashtu ndryshime ka patur edhe në Minsitrinë e Jashtme, ku është emëruar zëvendësministër Agron Tare, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.