
Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- së Kliti Hoti: Sot, së bashku me Elmiren, në takime me qytetarë dhe biznese në Shkodër. Në çdo bisedë ndjehej e njëjta pritshmëri: ndryshim i vërtetë dhe shpresë për të ardhmen.
Zëri i njerëzve është i qartë: mjaft më me premtime boshe dhe politika që nuk sjellin asgjë për qytetin tonë.
Ne kemi një plan të qartë për të ndryshuar këtë realitet: lehtësira për bizneset, taksa më të ulëta, mbështetje për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, dhe investime në shërbime publike që rikthejnë dinjitetin e qytetarit.
Njerëzit presin drejtësi. Presin punë. Presin një qeveri që punon për ta. Dhe ne jemi gati t’ua japim.