NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Ndrërron jetë në moshën 103- vjeçare “Spartacus”, ylli i kinemasë interpretoi më shumë se 92 role…

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 103 vjeçare Kirk Douglas. Me më shumë se 92 role, përfshirë 75 filma, Douglas konsiderohet superylli më i madh i të gjitha kohërav Legjenda e aktrimit, gëzonte shëndet të mirë edhe pse në 1996 pësoi një trompozë në tru. Ai jetonte bashkë me gruan e tij, Anne Buydens dhe tre djemtë: Michael, Joel dhe Eric.


Me një fizik të skalitur, karakter të spikatur aktorial, siç e dinë shumë mirë regjisorët që e kanë drejtuar, Douglas ka përballuar me krenari vështirësitë me të cilat jeta e ka përballuar. Nga kronika e varfërisë së fëmijërisë tek raportet e vështira me babain e tij, që pavarësisht të gjithave e inkurajoi në karrierën e tij, aspak të thjeshtë me katër fëmijë meshkuj. Përveç Michael, ai kishte Joel, Peter dhe Eric, me të cilët ishte një baba-padron egocentrik dhe shumë autoritar. Por roli i tij si një ‘macho’ nuk ka qenë i vetmi që pëlqente të kujtonte në karrierën e tij të gjatë. I lindur në shtetin e New York në 9 dhjetor 1916, në një familje rusesh analfabet, ai vazhdoi studimet duke punuar si kamarier, më pas si mundës, për të vazhduar në fund si drejtor në Akademinë e Arteve Dramatike, një vend të cilin e fitoi me meritë.

“Është një dhimbje e jashtëzakonshme për mua dhe vëllezërit e mi. Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare”, ka thënë Michael në një deklaratë për People”. “Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga koha e artë e filmave i cili jetoi vite të arta, kishte përkushtim humanitar dhe ndihmoi kauza të ndryshme ne drejtësi, në standarde jete që ne të gjithë i duam”.

epa07147001 US actor Michael Douglas (L) talks to his father, actor Kirk Douglas during a ceremony honoring him with a star on the Hollywood Walk of Fame in Hollywood, California, USA, 06 November 2018. Douglas received the 2,648th star in the Motion Pictures category. EPA/NINA PROMMER

“Për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht një baba, për Catherinen, një vjehrr i mrekullueshëm, për nipërit dhe stërnipërit e tij një gjysh i mirë, kurse për gruan e tij Anne, një burrë i mrekullueshëm”.

“Jeta e Kirkut ishte e përmbledhur, ai la pas një trashëgimi filmash që do ti mbeten gjeneratave që do të vinë, një histori si një filantropist i njohur i cili punon për të ndihmuar njerëzit për të sjell paqe në planet”, shtoi Michael. “Me lejoni ta përfundoj me fjalët që ia thashë atij në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilat gjithmonë janë të vërteta. ‘Baba-Të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam djali yt”. Kirk Douglas do të kujtohet gjatë për rolin e Spartakut, heroit të mitologjisë, të cilin e skaliti në mënyrë të jashtëzakonshme, ndoshta duke qenë interpretimi më i mirë në vite edhe pse të tjerë aktorë e kanë interpretuar më pas këtë personazh.