
Të dashur qytetarë!
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për problematikat e shfaqura në ofrimin e shërbimeve, ku ish kryetari ka prodhuar një situatë paligjshmërie me akordimin e lejeve vjetore, pothuajse për të gjithë punonjësit e administratës, duke cënuar rëndë vijueshmërinë e punës, pasojat e së cilës ndjehen në shumë fusha të veprimtarisë së institucionit.
Me ekipin tim, po punojmë për zgjidhjen ligjore të ngërçit dhe shumë shpejt do jemi në përgjegjësinë e plotë të ofrimit të shërbimeve dhe funksionalitetit të zyrave.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj! /Njoftim për mediat i Rrok Dodaj, kryetar i Bashkisë Pukë, publikuar në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!