Pas shumë muajsh shifra të frikshme, Italia ka regjistruar sot një minimum historik jetësh të humbura nga korona virusi. Autoritetet italiane raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 3 tre jetë të humbura.
Ndërsa në Lombardi, që ishte dhe epiqendra e virusit, nuk është shënuar asnjë jetë e humbur, që nuk kishte ndodhur që nga 22 shkurti.
Të infektuarit gjithashtu kanë shënuar rënie, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 219 raste, nga 249 raste të raportuara një ditë më parë. Të shëruarit për sot janë 143 persona.