Raporto TI

NDODH NË SHQIPËRI/ Poston një foto me një kolege më të re, Albi Nakon “e lidhin” me vajzën 21- vjet më të re

Nëse ke postuar një foto, ke hedhur një lokacion diku dhe je me dikë, atëherë je në “rrezik” – sapo i hape vetes një bela të madhe. Pas pak minutash, gjendesh në portale me kryetitullin “Një lidhje e re dashurie…” Është situatë e njohur për shumë personazhe në botë, ndaj nuk është çudi të ndodhë edhe me ata shqiptarë.

Rasti i fundit është ai i koreografit të njohur Albi Nako, i cili është përfshirë sërish në lajmet e shtypit rozë, me gjasë, për një lidhje të re dashurie me balerinën e trupës së baletit të Tv Klan, Alba Hoxha. Prej disa ditësh, në media e portale janë komentuar si çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, pas një fotoje që koreografi dhe Alba kanë postuar në profilet e tyre. Pasi fotot u “bashkuan”, lajmi mori dhenë.
Pavarësisht titujve dhe provokimeve mediatike, Albi ka zgjedhur ta mbajë larg “sulmit” mediatik profilin e tij, madje, edhe në rastet kur është kërkuar fjala e fundit prej tij, ai ka zgjedhur të heshtë duke mos zgjedhur vëmendje, por në raste si këto, fjala e tij i vë vulën çdo thashethemi pa lënë asnjë hapësirë tjetër interpretimi.

E vërteta është se Albi Nako dhe balerina e trupës së baletit të Tv Klan, Alba Hoxha, para pak ditësh kanë udhëtuar drejt Belgjikës, Parisit dhe Amsterdamit për një projekt që do të vënë në jetë së shpejti dhe për të cilin po përgatiten prej kohësh.

Në një prononcim ekskluziv për revistën Class, i pyetur për lajmet e reja që kanë qarkulluar në portale, Albi tha se gjithçka shkruhet lart e poshtë nuk është gjë tjetër veçse një tymnajë pa asnjë të vërtetë brenda saj: “Në jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha…”

Pa lënë asnjë vend për keqkuptim dhe keqinterpretim, Albi e mbylli deklaratën pa dashur të komentojë gjatë atë që nuk ka asnjë vend për koment.
Pas divorcit me Klaudian, Albi është “ndjekur” nga sytë kureshtarë, por ai vetë hedh poshtë të gjitha spekulimet dhe aludimet për ta rikthyer në qendër të vëmendjes me lajme të rreme. Albi dhe Alba janë kolegë dhe shumë shpejt do të sjellin për publikun shqiptar një projekt shumë interesant. Ky është kryelajmi nga koreografi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *