
Policia e Shkodrës njofton se është larguar nga banesa një vajzë 18- vjeçare. Njoftimi në polici është bërë nga babai 51- vjeçar i vajzës nga fshati Belaj i NJA Dajç në Shkodër. Policia nuk jep më shumë detaje, teksa njofton se ka nisur kërkimet. Por duket se është vetëm pjesa e parë e njoftimit. pas pak orësh, në polici është paraqitur babai me gjithë vajzën, ku kjo e fundit ka deklaruar se ka ikur me dëshirë. Më poshtë, njoftimet e policisë brenda pak orëve për ngjarjen.
“Më datë 26.05.2018, shtetasi A.F, vjeç 51, banues në fshatin Belaj, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e tij, P.F, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.
Në vijim të informacionit që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases P.F, më datë 26.05.2018, është paraqitur babaj i vajzës, shtetasi A.F, vjeç 51 bashkë me vajzën e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.”