Disa oficerë policie në SHBA kanë dalë në mbështetje të manifestuesve që protestojnë në emër të George Floyd, ku u ulën në gjunjë para tyre, në shenjë solidariteti.
Prótèsta të dhúnshmé kanë shpérthýer në të gjithë SHBA-në, pas një video virale që tregoi se si Floyd, i cili qëndronte me fytyrën në tokë, ndërsa polici Chauvin në Minneapolis kishte vendosur këmbën në qafën e tij. Pavarësisht thirrjeve të Floyd se nuk po merrte frymë, polici nuk u ndal.
Mes protestave në Queens e New York City, anëtarët e Forcës së Policisë së Nju Jorkut janë gjunjëzuar, ndërsa manifestuesit përmendën emrat e personave me ngjyrë që kishin vdèkúr në kónflikté me policinë.
Skena të ngjashme u panë në të gjithë vendin, me shumë oficerë që flisnin për të denoncuar vrásjèn.
Shumë oficerë policie në New York u ulën në gjunjë gjatë fundjavës, përfshirë edhe në Time Square, New York City, Schenectady e Albany.
Në Santa Cruz, Kalifornia, shefi i policisë Andy Mills u ul në gjunjë të shtunën në mëngjes së bashku me prótèstuesit.
“Jemi plotësisht mbështetës të prótèstave paqësore me qytetarët e Santa Cruz, ne do t’i mbajmë ata gjithmonë të sigurt”, ka shkruar në Tuiter departamenti i Policisë.
Po ashtu, jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.
Gjithashtu janë publikuar edhe foto të oficerëve të ulur në gjunjë në Portland, Oregon, El Paso, Teksas, dhe Lexington, Kentucky, mes brohoritjeve nga prótèstuesit.
Ulja në gjunjë u përdor për herë të parë si prótèstë kur lojtari i San Francisco Colin Kaeopernick u gjunjëzua gjatë himnit para lojërave të futbollit në 2016, për të rritur ndërgjegjësimin për rácízmin dhe brútàlitetin e policisë.