Ndodh jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, Hysaj dhe Rrahmani kanë 5 muaj pa u paguar tek Napoli…

Futbolli shqiptar është padyshim një biznes që nuk sjell fitim për shumë arsye, por së fundmi në të tillë është shndërruar edhe ai në Europë.


Pandemia i ka goditur rëndë klubet, që muaj pas muaji dalin me humbje për shkak të mbylljes së stadiumeve dhe muzeve të tyre, që janë ndër burimet kryesore të të ardhurave.

E gjithë kjo sjell edhe probleme me likuidimet e pagave. Italia duket se është vendi më problematik në lidhje me këtë çështje në pesë ligat e mëdha europiane. Gazetari i Rai Sport, Ciro Venerato zbulon se lojtarët e Napolit nuk janë paguar që nga muaji korrik.

Kujtojmë që në verë Napoli bëri merkato të fuqishme dhe nuk shiti asnjë lojtar, teksa kjo situatë reflektohet tashmë te pagat e lojtarëve. Edhe te Lazio nuk janë paguar disa paga, diçka që e zbuloi një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Luiz Alberto.

Ndërkohë presidenti Lotito sapo bleu një avion privat për transportin e lojtarëve dhe stafit. /abcnews/

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Channel