Zani Çaushi i drejtohet gjykatës, kërkon përllogaritjen e viteve të burgut për lirim me kusht…

Kapobanda Zani Çaushi i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës, ku kërkon lirimin me kusht. Sipas tij, ai ka shlyer më shumë se 31 vite burg dhe për pasojë ka kryer ¾-t e dënimit me burg përjetë, vendim i dhënë nga Gjykata e Lartë.


Në kërkesën drejtuar Gjykatës, Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve të burgut. Avokati Arben Lena tha se klienti i tij është duke kërkuar llogaritjen e saktë të viteve të paraburgimit. Pasi sipas avokatit janë bërë gabim.

Aktualisht, Çaushi po kryen dënimin në burgun e Drenovës, ndërsa i është drejtuar Gjykatës me një kërkesë të tillë edhe gjatë muajit korrik.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing