NDODH EDHE KËSHTU/ Vidhnin veshje në qendrat tregtare në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, vihet në pranga…

Ndodh edhe kështu!Dy persona të cilët vidhnin rroba në qendra tregtare, dyqane apo tregje të shumicës dhe më pas i shisnin në Shkodër, janë arrestuar ditën e sotme.

Bëhet fjalë për personat të identifikuar me iniciale F.,T., dhe F.,GJ., të cilët u vunë në pranga pasi kishin kryer vjedhjen e fundit në një qendër tregtare në kryeqytet. Forcat e Komisariatit Nr.2 u njoftuan për vjedhjen dhe pas analizimit të pamjeve filmike arritën në një kohë shumë të shpejtë të arrestojnë dy hajdutët.

Policia gjithashtu i sekuestroi edhe rrobat të cilët sapo kishin vjedhur. Ata i shisnin më pas rrobat e vjedhura në dyqanin e F.T., në Shkodër. Pikërisht ky person ka qenë i dënuar për vjedhje ndërsa bashkëpuntori i tij F.GJ., ishte banuese në Kamëz.

Të dy hajdutët vidhnin dyqane rrobash jo vetëm në qendra tregtare por dhe në tregje shumice apo dyqane të thjeshta.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal