Vetëm pak ditë pasi u emërua si drejtues i IEVP Vlorë, Egon Velaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka ushtruar të detyrën e drejtorit të Aluiznit në Vlorë.
Raportohet se dënimi i Velajt është konvertuar në 6 muaj shërbim prove. Vendimi për Velajn është dhënë nga trupi gjykues me prokuror Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj.
Egon Velaj kishte vetëm një javë që ishte emëruar nga Ministria e Drejtësisë në krye të burgut të Vlorës