NDODH EDHE KËSHTU/ Turisti kroat humbet në Shqipëri portofolin, por ia dërgon me postë në Kroaci shqiptari (foto)

Një turist kroat ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi e cila me plot gojën mund të bëjë çdo shqiptar krenar. Vlatko Horvat, një turist i cili ka kaluar pushimet në vendin tonë, thotë se pas largimit të tij nga Shqipëria, ka humbur portofolin në Sarandë.

I riu shqiptar, Alban Koka, ka gjetur portofolin dhe më pas i ka dërguar një mesazh turistit kroat ku thuhej: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”. Kroati Horvat, thotë se portofoli sëbashku me dokumentet edhe kartat e tij bankare është dërguar në shtëpinë e tij, dhe shton se Shqipëria dhe Shqiptarët janë të bukur.

“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra,”-shkruan Horvat.