NDODH EDHE KËSHTU/ Telefonoi 24 000 herë sherbimin e klientit, vihet në pranga 71 vjeçari…

Një pensionist japonez u arrestua pasi kishte telefonuar 24 000 herë në dy vjet shërbimin e klientit të operatorit të tij telefonik, me motivin që kjo shoqëri nuk kishte respektuar kontratën e tij, sipas policisë dhe medias lokale.

“Ky person, 71 vjeç, u arrestua javën e kaluar pasi bëri më shumë se 400 telefonata në një javë në një shërbim klientele të operatorit telefonik KDDI”, theksoi sot një zëdhënës i policisë së Tokios.

“Ai kërkonte që punonjësit e KDDI të shkonin tek ai për t’i kërkuar falje për shkeljen e kontratës”, shtoi zëdhënësi.

“Personi u arrestua për pengim të një aktiviteti tregtar normal”, gjithmonë sipas këtij zëdhënësi.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal