ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

NDODH EDHE KËSHTU/ Shqiptari i gjymtuar në incident, sheh foton e tij për të trembur duhanpirësit në BE…

Një shqiptar ka parë veten e tij tek një paketë cigaresh. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Metzit në Francë. Fotoja në paketën e cigares është këmba e tij, te cilën e humbi si pasojë e një plumbi që kishte marrë në 97-ën.

Loading...

Ai kishte kërkuar nga doktorët që të bënin kujdes me fotot apo të dhënat lidhur me dëmtimin që kishte në trup. Shqiptari e mori vesh për foton, në momentin kur djali i tij i kishte dërguar një paketë cigare në shtëpi, ku ndodhej edhe foto e këmbës së tij. Në përshkrim e fotos thuhej se duhani dëmton arteriet. Në fakt problemi i tij nuk ka të bëjë me duhanin, por me incidentin në 97-ën.

Mendohet se fotoja është marrë nga spitali ku shqiptari merrte mjekimet. Avokati i tij u shpreh:

Është tepër e pabesueshme që një person të gjejë fotot e tij në paketat e cigareve, në të gjithë Bashkimin Evropian pa pëlqimin e tij.

Në Bashkimin Evropian, kompanitë e prodhimit të cigareve, përpara se të vendosë një foto në paketë, marrin më parë miratimin e personit. Zakonisht fotografitë shpërndahen nga Komisioni Evropian. /JOQ.al/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.