Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NDODH EDHE KËSHTU/ Shkon të aplikojë për letërnjoftim elektronik por i thonë; Nuk je i gjallë, nga viti 2011 ti ke ndërruar jetë

ShkodraWeb 19 April, 2019
selim-hodo-id

Ndodh edhe kështu në Shqipërinë tonë. Duket ngjarje e pabesueshme, por në fakt ka ndodhur dhe është vetë personazhi kryesor që e rrëfen atë për mediat. Selim Hodo, një i moshuar mbi të 80-at nga Orikumi, tregon në “Stop” se shkoi në gjendjen civile për të aplikuar për një kartë të re identiteti, por në atë moment përballet me njoftimin se ai “kishte ndërruar jetë” që në vitin 2011. Selimi thotë, se rezultoi i tillë edhe në zyrat e postës e polici.

Selim Hodo: Vajta në gjendjen civile të Orikumit dhe më tha se nuk je i gjallë. Si nuk jam i gjallë? ‘Nuk je i gjallë’. Ika pastaj nga aty, u largova.

Gazetarja: Për çfarë vajte në gjendjen civile?

Selim Hodo: Për të nxjerrë kartën e identitetit. Sepse skadonte karta.

Gazetarja: Dhe aty more vesh që ishte i vdekur?

Selim Hodo: Po. ‘Je i vdekur’. Ika u largova. Erdha në postë, këtu në Vlorë. Një nga ato gratë aty më thotë sille pak kartën. E futi në kompjuter, më thotë ‘je i vdekur’. I them qysh do bëjmë për këtë punë? ‘Do shkosh në polici’. Shkoj në polici dhe i them kështu është puna. ‘Më sill kartën’ më tha ajo, futi numrin dhe më tha ‘je i vdekur’.

Gazetarja: Në çfarë viti ke vdekur ti gjyshi?

Selim Hodo: Në vitin 2011-2012 ka qenë vdekja ime. Unë dua kartën, se pa kartë nuk bëj dot asnjë gjë. Qoftë për vizitë, qoftë për diçka. Pa kartë unë s’bëj dot asgjë se quhem i vdekur. Po s’pata këtë unë kot.

Gazetarja: Kjo është certifikata e vdekjes, që ti ke vdekur më datën 9 mars 2011. Ti gjallë je?

Selim Hodo: Po gjallë jam. Ja. Unë jam i gjallë. Se çfarë bëhet unë nuk e di. Kam kartën e identitetit dhe librezën e parave që është aty. Jam i gjallë unë.

Gjysh Selimi ka lindur me 15 Janar 1937 dhe rezulton të ketë vdekur më 9 Mars 2011. Në fakt jemi në vitin 2019, duket edhe që gjyshi fatmirësisht është gjallë. “Stop” u drejtohet zyrave të gjendjes civile në qytetin e Orikumit për të pyetur se çfarë ka ndodhur realisht.

Dorjana Hibro, punonjëse e gjendje civile Orikum: Zotëria është paraqitur në zyrën e aplikimit Vlorë, nuk e di a ju ka sqaruar apo jo, për të aplikuar për kartë identiteti dhe nuk del fare si emër në momentin që është i çregjistruar. Në këtë rast ka ndodhur një gabim sepse në të njëjtin vit për bashkëshorten, d.m.th. data e vdekjes që ka zotëria është në fakt data e vdekjes së zonjës dhe është mbajtur gabimisht akti i vdekjes në emër të zotërisë.

Gazetarja: Ideja është e tillë, i gjithë gabimi ka ardhur ndoshta nga një pakujdesi e ish-punonjëses suaj.

Dorjana Hibro: Po, pakujdesi është. Ndodhin gabime të tilla. Këto mund t’i ndodhin kujtdo që është punonjës.

Gazetarja: Gjyshi është 83 vjeç, janë edhe problemet e moshës, do të shkojë të bëjë një kontroll të detajuar jashtë tek djali, ai nuk mund të lëvizë. Ose nesër pasnesër mund të ngrihen këta të institutit dhe të kërkojnë mbrapsht gjithë pensionin. Sepse i bie që vërtetë ta ketë marrë kot, sepse ka vdekur në 2011-ën. Po t’i hysh thellë-thellë, janë një sërë problematikash me të cilat ndeshet gjyshi.

Dorjana Hibro: Unë në fakt i kam hyrë shumë thellë dhe i di problematikat. Unë të gjitha masat e duhura i kam marrë. Të ishe ti në vendin tim punonjëse, unë kam bërë maksimumin, si të isha jo thjeshtë një punonjëse, por si njeriu i gjyshit. Është çështje institucionale që besoj që është çështje ditësh vonesa.

Në gjendjen civile të Vlorës shpjegojnë se të dhënat e Selim Hodos do të çohen në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, ku do të përballen me informacionet në sistem e për pak ditë, do të marrë zgjidhje ky problem.

Punonjësja: Problemi është shumë i zgjidhshëm, thjeshtë zotëria, as punonjësja nuk ka dijeni, sepse punonjësja nuk i kontrollon dot të gjitha, në moment, që ka ardh ID-ja, aty shikohet. Nga momenti, që zotëria ka vajtur, për të paraqitur kërkesën, kjo gjë do zgjidhet.

Gazetarja: Do zgjidhet! Të gjithë thonë do zgjidhet. Çështja është, kur do zgjidhet?

Punonjësja: Problemi është se…, ti nëse nuk do zgjidhet dhe ne do thoshim, se nuk ka zgjidhje, atëherë ka problem. Kjo është e zgjidhshme.

Gazetarja: Është e zgjidhshme, por ka një muaj e gjysmë, më kupton? Se të gjithë të përcjellin me fjalë të mira. Gjyshi ka nevojë, duke qenë se është 83 vjeç, ka nevojë të marrë një kurim jashtë shtetit. Tani automatikisht i duhet mjeti i identifikimit, se nuk e lë njeri të kalojë në kufi. Të gjithë të përcjellin, po…po. Tani a do bëhet? Kur do bëhet?

Punonjësja: Të lutem! Këto janë probleme me siguri shumë të lartë! Janë probleme.., nuk janë probleme të thjeshta, që mund të zgjidhen menjëherë. Janë probleme, që janë komisione me juristë, që shikojnë, sepse që të japësh.., t’i japësh një numër identiteti një personi, duhet të bindesh mirë! /tvklan.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Manjani i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Aty ku ligji ka dalë nga loja, nuk ka zgjedhje…
Artikull pasardhës: “THE VOICE KIDS 3″/ Uendi nuk ia del, ja kush e fitoi konkursin e këngës për fëmijë në Top Channel…

TË FUNDIT

arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.