
Arkitekti, Flladi Dano, nga Fieri është emëruar në krye të Kadastrës së Shkodrës.
Emërimi vjen pas largimit të Genc Berhanit, lajm i bërë publik nga ShkodraWeb dy ditë më parë. Berhani mbajti këtë detyrë prej nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa të njëjtin post e kishte edhe para rreth 2 viteve e gjysmë.
Janë të paqarta arsyet që sollën largimin e Berhanit, ndërsa tashmë është vendosur që Flladi Dano, është personi të cilit i besohet drejtimi i Kadastrës së Shkodrës.
Hipoteka dhe Aluizni të shkrira tashmë së bashku në institucionin e Kadastrës, ka qenë nga institucionet më të shigjeturat nga qytetarët për mungëse sherbimi ndërkohe që pritet që ky institucion të kthehet në sherbim të qytetarëve.
Ajo që nuk lë shije të mirë aspak, është largimi i një shkodrani dhe emërimi i një “jabanxhiu” nga Fieri. Pyetja që mbase vlen në këto raste është: A është emëruar ndonjë shkodran në poste të ngjashme në qytete, bashki apo qarqe të tjera të vendit?! Na rezulton se jo!




